Vendosni fjalën kyçe....

Balla – Berishës: Metën e akuzoje për vrasje e vjedhje, tani e vure në listë për kandidat


Nga foltorja e Kuvendit, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, lëshoi një sërë akuzash ndaj Sali Berishës.

Balla theksoi se Berisha dikur e kishte akuzuar Ilir Metën për vrasje dhe vjedhjen e floririt, ndërsa sot e ka vendosur në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, duke larguar deputetin Dash Sula për t’i bërë vend. “Ky je ti! E ke quajtur Metën kriminel dhe sot e vendos në listë me firmën tënde”, deklaroi Balla.

Balla tha se ishte dëshmitar kur “horrat e Berishës” rrahën në mes të qytetit kryetarin lokal të Partisë Socialiste në Librazhd.

Ministri Balla akuzoi më tej Berishën për bashkëpunim me regjimin e Millosheviçit, duke përmendur deklaratën e Hashim Thaçit mbi furnizimin e Arkanit me naftë nga Shqipëria përmes kompanisë “Shqiponja”. 

“Ky je ti dhe prej atij momenti ndoqe këtë strategji, bëj pis kundërshtarin, për narkotrafik dhe vrasje. E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu.

Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde.

Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën. U turre këtu kundër drejtësisë, e njëjta gjë..por ju nuk keni memorie. E mban ça i ke thënë Maks Haxhisë, e vure kryeprokuror të vendit, por nuk zbatoi urdhrat e tu iu turre me libër shtëpie.

Unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit në ’96 kur horrat e tu Sali erdhën dhe e morën kryetarin e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën në qendër të qytetit.

Kështu trajtohej opozita dhe kam qenë gjimnazist në ’96, por ti turpin se njeh. Sa i përket të zezave që thua për vendin, e ke bërë prej ditës së parë.

Kush e bën këtë, një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha të shkaktuara ndaj këtij vendi, që nga bashkëpunimi me Millosheviç për ta furnizuar makinerinë e tij luftarake me naftë.

Kujtoj këtu një deklaratë të Thaçit, i cili tha se marrëveshja e Berisha-Millosheviç solli arkanin në Shqipëri dhe kompania Shqiponja e PD theu embargon.

Më pas përndoqe ushtarët e UÇK, ish komandantin Thaçi, Pajazitin apo edhe akuza për ushtarit Ilir Konushevci.

Më pas vjen dhe financier, ja ku e ke Tritanin e ke thënë me zë e figurë se unë dhe kryeministri Meksi i thanë Berishës se Sudja nuk çon paratë në bankë.

Berisha na tha mos u shqetësoni, Sudja është në kontroll të plotë të SHIK, paraë në fund u zhdukën.

Pastaj hapen depot ushtarake dhe më pas edhe deklarimi i dy pilotëve, të cilët në 3 mars 1997, kur ti po zgjidheshe president, kishte dhënë urdhër për të bombarduar jugun”, tha Balla.