Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Nuk dua ndryshim regjimi në Iran, Putinit i thashë se kam nevojë për ndihmë me ty, jo me Iranin


Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk dëshiron një ndryshim regjimi në Iran, duke theksuar se një skenar i tillë sjell kaos, gjë që ai shpreson të shmanget. 

“Do të doja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur. Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe, idealisht, nuk duam të shohim kaq shumë kaos”, shton ai.

Trump thotë gjithashtu se Vladimir Putin telefonoi për të ofruar ndihmën e tij me konfliktin e Iranit, por ai thotë se e refuzoi ofertën dhe i tha presidentit rus: “Jo, nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty”./BBC