Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet për “Sterilizimin”, kërkon nga 10 vjet burg për Klodian Rrjepajn e Ilir Rrapajn


SPAK ka mbyllur hetime lidhur me dosjen e “Sterilizimit.

Prokurorët e çështjes kanë kërkuar 10 vjet burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shndërrohet në 6 vjet e 8 muaj.

Për biznesmenin Ilir Rrapaj janë kërkuar gjithashtu 10 vjet burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 6 vjet 8 muaj, raporton gazetarja Klodian Lala.

Për Marsela Serjanaj është kërkuar 3 vjet 6 muaj, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vjet 4 muaj

Për Sajmir Kadiun është kërkuar 3 vjet 6 muaj që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vjet 4 muaj

Për Petref Mersinin është kërkuar 3 vjet 6 muaj që konvertohet në 4 vjet Shërbim Prove

Për Arben Gjatën është kërkuar 1 vit 4 muaj, që konvertohet në 3 vjet shërbim Prove

Për Genc Byrazerin është kërkuar 2 vjet shërbim prove

Për Naile Ajazin është kërkuar 1 vit 4 muaj që konvertohet në 2 vjet shërbim prove