Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjedhjet lokale farsa e radhës, me Ramën s’ka gjë tjetër. Kërkojmë qeveri teknike” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha sot se zgjedhjet e ardhshme lokale janë farsa e radhës e organizuar nga kryeministri Rama.

Pasi denoncoi përmes një videoje atë që tha se faktonte farsën e 11 majit, kryedemokrati tha se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Do të zhvillohet farsa e radhës. Ne themi që do të zhvillohet farsa e radhës. Me Edi Ramën ka vetëm farsë, kjo është e vërteta. Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Të lutem mos e keqinterpreto statutin.  Nëqoftëse statuti do shkruante për farsë dhe unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë se vetëdijen e Sali Berishës për farsën. Sepse unë mund të nxjerr dokumente në të cilat me qartësi të madhe kam folur për farsa gjatë këtyre viteve.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se kërkesa e opozitës është e qartë, teveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme.

“Beteja është e gjithanshme. Ne këto që bëjmë, i bëjmë për dy arsye: së pari, si detyrim ndaj shqiptarëve, së dyti ndaj komunitetit ndërkombëtar, me bindjen më të thellë se problemin do ta zgjidhin vetë shqiptarët dhe opozita. Beteja është e gjithanshme. Ne këto që bëjmë, i bëjmë për dy arsye, për të hedhur dritë, së pari si detyrim ndaj shqiptarëve, së dyti ndaj komunitetit ndërkombëtar me bindjen më të thellë se, problemin do ta zgjidhin vetë shqiptarët dhe opozita. Natyrisht beteja do të jetë shumëplanëshe, komplekse. Është një betejë shumë e gjerë, shumë komplekse, por me bindjen tonë më të thellë që do fitohet. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, kjo është motoja jonë.” – shtoi ai.