Vendosni fjalën kyçe....

Britania, Franca dhe Gjermania: Tani është koha për diplomaci, Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave


Liderët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë u shprehën të martën se është koha për diplomaci, ndërsa një armëpushim i pasigurt nisi të zbatohet mes Izraelit dhe Iranit. Kryeministri britanik Keir Starmer takoi Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelarin gjerman Friedrich Merz gjatë samitit të NATO-s në Hagë.

Në një deklaratë pas takimit, zyra e Starmer tha se liderët reflektuan mbi situatën e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe ranë dakord se tani është koha që Irani të ulet në tryezën e negociatave për të gjetur një zgjidhje diplomatike.