Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një automjet në ecje në Qafë-Thanë


Një automjet ka marrë flakë në ecje në afërsi të Qafë-Thanës.Si pasojë automjeti është djegur plotësisht.

Njoftim i Policisë:

Pogradec/Rreth orës 05:20, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.