Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi të drejtën të përgjigjemi në mënyrë proporcionale” – Katari dënon sulmin me raketa nga Irani


Katari reagoi ashpër pas sulmit me raketa ndaj bazës ajrore Al Udeid të drejtuar nga amerikanët duke e quajtur shkelje të hapur të sovranitetit të saj dhe ligjit ndërkombëtar.

Në reagim thuhet gjithashtu se Doha rezervon të drejtën për t’u përgjigjur në mënyrë proporcionale.

Sipas autoriteteve të Katarit, raketat u kapën në ajër dhe nuk u shënuan viktima. Katari kërkoi gjithashtu që t’i jepet fund përshkallëzimit dhe të rikthehet dialogu.