
Ish-kreu i Bashkisë Berat, Ervin Demo, rrëfeu sot vendimin për të lënë detyrën që mbante prej gjashtë vitesh për t’u bërë deputet.
I ftuar në rubrikën “Kjo Javë” në New24, Demo tha se vendimi kishte ardhur pas një bisede me kryeministrin Rama.
Ai ceku shndërrimet e mëdha që janë bërë në Berat ndërsa theksoi se në parlament do angazhohet me të njëjtin dedikim si kur ka qenë kryebashkiak.
“Ky qytet ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, dhe dëshmi është zhvillimi i sektorit të turizmit që ka përfshirë një zinxhir të tërë sipërmarrjes. Unë mendoj që dhe politika ka fazat e veta. Tani është një cikël i ri dhe do angazhohem me të njëjtin dedikim si në Berat dhe në parlament. Unë besoj se pas rezultatit në 11 maj edhe në sfidat për vetveten, besoj se shtatori do të jetë një muaj i rëndësishëm për atë që pritet nga pikëpamja e zhvillimit të Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme. Nuk ka qenë i lehtë vendimi nga largimi prej bashkisë së Beratit. Ka qenë një bashkëbisedim edhe me kryetarin e partisë dhe besoj që ai cikël që unë fillova para 6 vitesh në Berat, ky qytet ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, dhe dëshmi është zhvillimi i sektorit të turizmit që ka përfshirë një zinxhir të tërë sipërmarrjes. Unë mendoj që dhe politika ka fazat e veta. Tani është një cikël i ri dhe do angazhohem me të njëjtin dedikim si në Berat dhe në parlament.” – tha Demo.