
Izraeli tha të shtunën se kishte vrarë një komandant veteran iranian gjatë sulmeve nga të dyja palët në luftën ajrore që zgjat prej një jave, ndërsa Teherani tha se nuk do negociojë për programin e tij bërthamor ndërkohë që është nën kërcënim, shkruan Reuters.
Saeed Izadi, i cili drejtoi Korpusin Palestinez të Forcës Quds, krahu jashtë shtetit i Gardës Revolucionare Iraniane, u vra në një sulm ndaj një apartamenti në qytetin iranian të Qom, tha ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
Duke e quajtur vrasjen e tij një “arritje të madhe për inteligjencën izraelite dhe Forcën Ajrore”, Katz tha në një deklaratë se Izadi kishte financuar dhe armatosur grupin militant palestinez Hamas përpara sulmit të tij të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza.
Garda Revolucionare tha se pesë nga anëtarët e saj vdiqën në sulmet në Khorramabad, sipas mediave iraniane. Ata nuk e përmendën Izadin, i cili ishte në listat e sanksioneve të SHBA-së dhe Britanisë.