Vendosni fjalën kyçe....

Irani thotë se mund të godasë reaktorin izraelit në Dimona


Një zyrtar i lartë iranian i tha stacionit televiziv të Katarit, Al Jazeera, se “reaktori në Dimona mund të jetë një objektiv legjitim nëse lufta përshkallëzohet në dimensione të reja”.

Sipas zyrtarit, “sulmet kundër objektivave izraelite janë shumë efektive, ndërsa ushtria izraelite e mban sekret këtë. Ne kemi raketa më të përparuara se ato që kemi përdorur deri më tani dhe nuk ka dyshim se do t’i përdorim ato”. Zyrtari i lartë shtoi se “bashkimi i SHBA-së në anën e Izraelit do të thotë që lufta do të arrijë dimensione rajonale”, shkruan Ynet.

Ndërkohë zëdhënësi i IDF-së, gjeneral brigade Efi Defrin, bëri një deklaratë, duke njoftuar se “avionët e Forcave Ajrore Izraelite sulmuan tre avionë luftarakë F-14 të ushtrisë iraniane në zemër të vendit. Ne po godasim të gjitha komponentët e prodhimit të raketave dhe po e pengojmë ushtrinë iraniane të rindërtojë aftësitë e saj strategjike”.

Sipas tij, “në të njëjtën kohë, forcat tona po intensifikojnë sulmet ndaj aftësive të qitjeve të grupeve të tyre të artilerisë. Aftësitë e lëshimit të raketave që ato kanë sot janë shumë larg aftësive që kishin kur filluam operacionin”. Gjeneral brigade Defrin shtoi se “javën e kaluar, më shumë se 1,000 dronë u lëshuan drejt territorit izraelit. Përveç veprimeve mbrojtëse, Forcat Ajrore po prishin zinxhirin komandues të selisë së UAV-ve”.