Vendosni fjalën kyçe....

Meta kërkon lirimin në GJKKO, SPAK prova të reja për lobimin në SHBA


Sot në orën 11:30, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca ku ish-presidenti Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë ndaj tij.

Report TV raporton se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka identifikuar një tjetër episod të dyshuar korrupsioni që lidhet me ish-çiftin Meta-Kryemadhi. Konkretisht, bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare, e dyta me radhë, që dyshohet se është vënë në dispozicion të tyre nga biznesmeni Adrian Shatku. Karta është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Më herët, nga hetimet u zbulua se Kryemadhi kishte përdorur një kartë tjetër të llojit “American Express”, gjithashtu e ofruar nga Shatku, për të cilën SPAK ka nisur procedurat hetimore për përfitime të mundshme të padrejta.

Po sipas burimeve, SPAK është drejt përfundimit të analizës edhe për episodin e lobimit të ish-partisë LSI në SHBA. Letërporositë e ardhura nga jashtë kanë sjellë detaje të reja për pagesat dhe kontratat që lidhen me këtë proces, të cilat pritet të përdoren për të saktësuar akuzat ndaj Ilir Metës.