Vendosni fjalën kyçe....

AIEA paralajmëron: Sulmet ndaj centraleve bërthamore në Iran mund të shkaktojnë katastrofë


Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, ka paralajmëruar për rrezikun e madh që paraqet një sulm ndaj impianteve bërthamore iraniane, veçanërisht centralit në Bushehr, përcjell Reuters.

“Një goditje direkte mund të çojë në çlirimin masiv të materialeve radioaktive, me pasoja jashtëzakonisht serioze për mjedisin dhe shëndetin publik”, tha ai gjatë një fjalimi në OKB, duke bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” nga të gjitha palët në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Grossi konfirmoi se nuk është raportuar rrjedhje radioaktive pas bombardimeve izraelite në Iran, por theksoi se rreziku mbetet i lartë dhe kërkon vëmendje serioze ndërkombëtare.

“Impiantet bërthamore nuk duhet të jenë kurrë objektiv ushtarak,” përfundoi drejtori i AIEA.