Vendosni fjalën kyçe....

Raketat iraniane godasin spitalin Soroka në Izrael (Video)


Të enjten në mëngjes, Spitali Soroka në qytetin Beersheba të Izraelit, si dhe shtatë vende të tjera në qendër të vendit, u goditën nga një sulm me raketa balistike të lëshuara nga Irani, shkruan Ynetnews.

Pas sulmit, autoritetet raportuan dyshime për rrjedhje të materialeve të rrezikshme në një nga katet e sipërme të spitalit. Policia ka nisur menjëherë evakuimin dhe largimin e njerëzve nga zona, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të vlerësuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.