Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet procesi gjyqësor për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro


Procesi gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, është shtyrë për shkak të nevojës për integrimin e qëndrimeve të mbrojtjes. 

Prokurori Elvin Gokaj tha duhet kohe për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona.

Seanca e radhës për dhënien e pretencës është caktuar më 2 korrik, ora 08:30. Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës, Vasillaq Strakosha, lidhur me tjetërsimin e 4,263 metra katrorë tokë në vitin 2016, sipas kallëzimit të Fredi Belerit.