Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan dhëndrin dhe vëllain e tij, tre të arrestuar në Durrës


Tre persona janë arrestuar dhe një i katërt është shpallur në kërkim në Durrës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhëndrin e familjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrotull, ku burrat e një familjeje janë bërë bashkë për të rrahur dhëndrin, ndërsa nuk kanë kursyer as vëllain e këtij të fundit.

Nuk dihet ende se çfarë ka çuar në konfliktin fizik mes tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: I. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit akuzohen për “dhunë në familje”, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *