Vendosni fjalën kyçe....

Izraelitët hakerojnë median iraniane, u bëjnë thirrje iranianëve të protestojnë (Video)


Transmetimet televizive të Iranit me sa duket janë hakuar me thirrje drejtuar publikut për t’u ngritur në këmbë.

Disa transmetime televizive në Iran me sa duket janë hakuar nga hakerat izraelitë të cilët kanë shfaqur foto e video duke i bërë thirrje publikut të ngrihet e të dalë në protestë kundër qeverisë, shkruan Times of Israel.

Rrjeti televiziv i lidhur me opozitën, Iran International, citon zyrtarë të kenë thënë se kjo ka ndikuar vetëm tek ata që marrin transmetimet nëpërmjet satelitit, duke sugjeruar ndërhyrje në sinjalin satelitor.

Grupi RedEvilSog mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj transmetimeve televizive iraniane, duke deklaruar: “Ne morëm përsipër të ekspozojmë atë që regjimi ka fshehur, populli iranian meriton liri. Ndryshimi nuk do të ndodhë vetë; ju jeni shkëndija. Ngrihuni, bashkohuni, bota po ju shikon.”