Vendosni fjalën kyçe....

Seancë në GJKKO për Veliajn, rekursi në Gjykatën e Lartë shqyrtohet më 8 korrik


Sot në orën 11:30 në GJKKO mbahet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku SPAK pritet të raportojë mbi ecurinë dy mujore të hetimeve. Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit që prej 10 shkurtit, nuk do të jetë i pranishëm në sallë, por do të përfaqësohet nga avokati i tij.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik për shqyrtimin e rekursit të Veliajt ndaj masës së sigurisë. Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, nën drejtimin e gjyqtares Albana Boksi, me anëtarë Medi Bicin dhe Sokol Binajn.

Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Më 9 qershor, Apeli i GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg” për të, duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin me garanci pasurore. Në të njëjtën seancë, u la në fuqi arresti shtëpiak për biznesmenin Elman Abule.