
Sipas zyrtarëve të IDF, Izraeli pritet të arrijë objektivat e tij kundër Iranit brenda një ose dy javësh. Operacioni synon eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe të raketave balistike iraniane, me sulme të drejtuara ndaj objekteve kyçe si Natanz dhe Isfahan, përcjell The Times of Israel.
Deri tani, IDF ka shkatërruar rreth 40% të lëshuesve të raketave balistike të Iranit dhe ka vrarë dhjetëra komandantë të Gardës Revolucionare Islamike. Ndërkohë, Izraeli ka fituar epërsi ajrore mbi perëndimin e Iranit dhe Teheranin, duke e bërë më të vështirë për Iranin të kryejë sulme të mëtejshme.