
Eglantina Zere
Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për persë ish-zyrtarë të bashkisë Tiranë., të cilët u gjetën fajtorë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, me 1 vit burg është dënuar ish-drejtoresha e Tirana Parking dhe Drejtorisë së Gjelbërimit Eglantina Zere. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo është dënuar përfundimisht me 8 muaj burg.
Me nga 6 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar janë dënuar Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, të cilët fillimisht u dënuan me nga 9 muaj burg nga Gjykata e Posaçme.
Sipas gjykatës, Zere si titullare e Tirana Parking dhe katër ish-zyrtarët e tjerë të këtij institucioni, favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendëra publikë.
Sipas SPAK, gjatë hetimeve është provuar se Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarin e Njësisë së Prokurimit, Kristo Zhulati, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019.

Rivjola Baxha