
Për të 33-ën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe në këtë seancë, u refuzua krijimi i një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Seanca e radhës është caktuar për ditën e enjte, më 19 qershor.
Ky është tentimi i 25-të ku partitë opozitare, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozojnë anëtarë për komisionin, duke penguar zhvillimin e votimit të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ajo ka dështuar të sigurojë 61 votat e nevojshme në votimet e hapura.