Vendosni fjalën kyçe....

Rinumërohen nesër të gjitha kutitë e qarqeve Tiranë e Fier, në Elbasan 94 kuti,  në Durrës 360, kostoja 210 milionë lekë


Nesër rinis numërimin i votave për qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Në total do rinumërohen kutitë e 2323 qendrave të votimit si dhe 85 kuti me vota nga diaspora.

I gjithë procesi do zgjasë disa ditë ndërsa do kushtojë 21 milionë lekë të reja sipas KQZ-së, ndërsa procesi do zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti”.

Kutitë e qarqeve TIranë e Fier do rinumërohen të gjitha ndërsa në qarkun Elbasan do rinumërohen 94 kuti votimi të bashkive Peqin e Gramsh.

Në qarkun Durrës do rinumërohen 360 kuti.