
Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar raportin e masave të javës së shkuar.
30 drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar poenalisht për shkelje të ndryshme. 20 mjete janë marrë me karroatrec për parkim në korsinë e autobusëve, taksive ose biçikletave.
Po kështu janë pezulluar 22 leje drejtimi.
Njoëtimi
“Vijojnë kontrolle intensive me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore dhe që pengojnë lëvizjen. 30 drejtues automjeti të arrestuar/proceduar për vepra penale në ëushën e qarkullimit rrugor; 20 automjete janë tërhequr me mjet ngritës, pasi ishin parkuar në korsitë e autobusëve, taksive ose biçikletave; 22 leje drejtimi të pezulluara për shkelje të rënda të Kodit Rrugor”, bëri me dije Rrugora ditën e sotme (16 qershor). Policia Rrugore e Tiranës apelon sërish për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si një domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në rrugë dhe për mbrojtjen e jetës”.