Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli sulme sërish në Teheran, paralajmëron banorët të evakuohen


Sulmet ajrore izraelite janë raportuar sërish në Teheran, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë paralajmëruar banorët e Distriktit 3 të kryeqytetit iranian që të evakuohen, pasi zona është shënjestruar si “infrastrukturë ushtarake”.

IDF njoftoi se ka “kontroll të plotë ajror operativ” mbi Teheranin, katër ditë pasi filloi një seri goditjesh ajrore ndaj Iranit, sipas BBC.

Ndërkohë, Irani akuzon Izraelin se ka goditur një spital në pjesën perëndimore të vendit, me Ministrinë e Shëndetësisë që njofton se numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në të paktën 224 persona që nga dita e premte.

Nga ana tjetër, gjatë natës sërish raketa iraniane kanë depërtuar sistemin izraelit të mbrojtjes “Iron Dome”. Si pasojë, numri i viktimave në Izrael është rritur në 24 persona.

Konflikti mes dy vendeve është përshkallëzuar ndjeshëm, duke rritur frikën për një luftë të gjerë në rajon.