
Një qendër e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit në Isfahan është goditur të dielën në mëngjes, sipas një zyrtari lokal që foli për Agjencinë Studentore të Lajmeve të Iranit. Autoritetet po kryejnë inspektime për të vlerësuar dëmet.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, deklaroi se Irani nuk dëshiron që konflikti me Izraelin të përhapet në vendet fqinje, përveç rasteve kur situata e detyron. Ai theksoi se përgjigja e Iranit ka qenë bazuar në vetëmbrojtje, përcjell JP.
Zëdhënësi arab i IDF-së, Avichay Andraee, ka lëshuar një paralajmërim të paprecedentë për banorët iranianë, duke u kërkuar të largohen nga zonat ku ndodhen objektet e prodhimit të armëve në Teheran dhe të raportojnë tek autoritetet lokale. Ai paralajmëroi se afërsia me këto ndërtesa mund të rrezikojë jetën e tyre.