
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi se procesi i rinumërimit të votave në Tiranë nuk do të sjellë ndryshim rezultati dhe se mandati i fituar nga subjekti që ai drejton nuk rrezikohet.
Sipas Shehajt, diferenca prej 1200 votash është shumë e madhe për t’u përmbysur dhe rinumërimi nuk do të prodhojë surpriza. Ai theksoi se kanë analizuar pamjet filmike të numërimit dhe nuk kanë konstatuar manipulime, përkundrazi, sipas tij, Partia Demokratike mund të ketë përfituar disa vota që nuk i takonin.
“Rinumërimi nuk ka për të nxjerrë një rezultat ndryshe. Nuk mund të flasim për manipulim, mund të jenë edhe thjesht gabime njerëzore. Diferenca nuk përmbyset, përkundrazi, mund të rritet,” u shpreh Shehaj.