Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi: PD po vuan nga “skleroza politike”, harresa e gabimeve ka vrarë demokratët dhe opozitarët e pafajshëm


Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërndarë sot një video nga fjala e tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur në korrik 2022, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD arriti të fitonte vetëm bashkinë e Shkodrës.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Murrizi kujton se në atë kohë figura si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku dhe mbi 40 deputetë të tjerë të grupit parlamentar të PD-së ishin kundër zhvillimit të atij Këshilli Kombëtar dhe kishin përjashtuar 17 deputetë të tjerë për të vetmen arsye se kishin mbështetur “Foltoren” e Sali Berishës.

Sipas Murrizit, ajo që nisi si foltore në shtator të vitit 2021 u kthye më vonë në një “faltore” ku po radhiten sot të gjithë ata që më parë ishin kundër. Ai ironizon këta figura, duke i quajtur “mëkatarë” që tani po përgatiten për të rikthyer në dorë drejtimin që, sipas tij, e kanë humbur që prej tre vitesh.

Murrizi sulmoi ashpër dhe klasën politike që hartoi dhe votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe që, sipas tij, po flasin sot me gjysmë zëri për listat e hapura.

“Po, duhet të zhduket ky kod, por bashkë me qelbësirat që e hartuan, e mbrojtën dhe e votuan më 24 korrik 2020 për një karrige të ndyrë për veten e tyre,” – shkruan ai.

Ai thekson se populli shqiptar, fatkeqësisht, ka një kujtesë të shkurtër, ndërsa PD-ja vuan nga një “sklerozë politike” që, sipas tij, është pasoja e rikthimit të individëve që kanë “pështyrë dhe më pas lëpirë” qëndrimet e tyre politike.

Kush harron shpejt, gabon shpesh. Dhe kur gabimi bëhet me qëllim, kthehet në faj që vret demokratë dhe opozitarë të pafajshëm, ndërsa përgjegjësia mbetet jetim dhe nuk dënohet asnjë ‘kopil politik’,” – thekson Murrizi.

Në përmbyllje, ai u bën thirrje atyre që ende nuk kanë braktisur shpresën të dëgjojnë mesazhin e tij, duke lënë të kuptohet se betejat e vërteta nuk janë mbyllur ende.

 

Postimi:

Fjala ime ne keshillin kombetar te PD korrik 2022 pas 6 marsit te zgjedhjeve te pjeseshme lokale ku PD fitoi vetem bashkin e Shkodres

Ne kete kohe Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku dhe mbi 40 Deputet qe jan akoma ne Parlament nga grupi parlamentar i PD ishin kundra ketij keshilli kombetar dhe kishin perjashtuar 17 deputete te tjere te grupit per aresyen e vetme pse ishin pjes e ketij keshilli kombetar dhe mbeshteten foltoren e Berishes qe ne shtator 2023 u shnderrua ne FALTORE per te gjith “ mekataret” qe mezi po presin shtatorin per te filluar “ betejen” qe te marin drejtimin e humbur para 3 vitesh te kupoles se PD

Shum her ne menyre te “ bezdiseshme” kam folur per kodin zgjedhor te qelbur dhe per listat e hapura qe qelbaniket politik po belbezojne keto dit se duhet zhdukur

Poooo duhet zhdukur por bashke me qelbesirat qe e hartuan, e mbrojten dhe e votuan ate ne date 24 korrik 2024 per nje karrike te ndyre per veten e tyre

Per fat te keq si popull kemi memorie shum te shkurter

Por PD pothuajse ka ZERO MEMORJE ngaqe vuan nga SKLEROZA e mostrave te peshtire qe lepijne çfare kane peshtyre dhe harrojne çfar kane mbrojtur si te “drejte” apo si “ parimore”

KUSH HARRON SHPEJT GABON SHPESH DHE GABIMI BEHET FAJ ME DASHJE QE PREJ VITESH VRET DEMOKRAT DHE OPOZITARE TE PAFAJSHEM E PERGJEGJESIA NGELET JETIM E NUK DENOHET ASNJE “ KOPIL” POLITIK

SI E SHTUN QE ESHTE LE TA DEGJOJ KUSH NUK KA ME SE TE MERET DHE NUK KA IKUR NE DET