Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar për vjedhje me armë, ndalohet në Dibër 31 vjeçari


Policia ka ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë.

31-vjeçari Ervis Murra u ndalua në Maqellarë.

Murra ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi gjykata e kishte dënuar me 5 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Maqellara”.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje me armë”.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane

Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Maqellara”, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në Njësinë Administrative Maqellarë, i shtetasit Ervis Murra alias Ervis Manna, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *