Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen babë e bir në Patos, goditën me kaçavidë 60-vjeçarin


Babë e bir në Patos janë arrestuar pasi akuzohen se kanë dhunuar një 60-vjeçar.

Dhionis Ngjeliu e Ardit Ngjeliu janë përplasur me Dhimitër Gogën, me 68-vjeçarin, me Dhionis Ngjeliun që akuzohet se ka goditur me kaçavidë Gogën pas një sherri për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit.

Njoftimi

“Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.

Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.”