
Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një infarkti në zemër.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të mërkurë, më 11 qershor, në orën 16:00, në varrezat e Sharrës, ku regjisori do të përcillet për në banesën e fundit.
“Sot më duhet të bëj gjënë më të rëndë të jetës sime: t’i them ty mirupafshim përgjithmonë. Kujt? Atij që desha më shumë në këtë dynja, atij që më mësoi gjithçka, atij që më falte gjithçka, atij që i besoja gjithçka.
I shtrenjti im, që jetove aq bukur dhe me aq dinjitet kot nuk të thërrisja “mbret”. Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im.
Krenare për ty gjithmonë, pafundësisht. Mirënjohëse, përulësisht, për çdo gjë që më mësove dhe dhurove. Ishe dhe do të mbetesh dashuria më e madhe në këtë botë. Njerëzit e mëdhenj jetojnë ashtu siç jetove ti! E deshe dhe e respektove jetën siç vetëm ti dije.
Lamtumirë… derisa të takohemi, siç vetëm ne të dy dinim. Ah, sa shumë të dua, i vogli im! U prehsh në paqe bashkë me engjëjt, engjëlli im!”, shkruan e bija e tij, Alba Bungo në një postim në Instagram.
View this post on Instagram