
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në sesionin e 12-të të Asamblesë Parlamentare të SEECP, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë presidencës njëvjeçare dhe angazhimin për integrimin e plotë në BE deri në vitin 2030.
“Kuvendi i Shqipërisë ju mirëpret për të bashkëpunuar, ndërsa Shqipëria ju mikpret edhe si turistë,” u shpreh Spiropali, duke theksuar transformimin e vendit nga izolimi i vitit 1990 në një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Europë.