Vendosni fjalën kyçe....

Ngec Shqipëria, vështirësohet misioni për vendin e dytë


Shqipëria nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një barazim në fushën e Letonisë në ndeshjen e mbrëmjes, vlefshme për Grupin L kualifikues të Botërorit 2026.

Kuqezinjtë e Silvinjos rrezikuan shumë pasi shkaktuan një 11-metërsh, por që u prit nga Strakosha. Pak minuta më pas, Shqipëria arriti të shënojë por në minutat shtesë të pjesës së parë letonezët barazuan, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas këtij barazimi, i dyti radhazi, Shqipëria mban vendin e dytë në grup por ka luajtur dy ndeshje më shumë se Serbia që ka vetëm një pikë më pak e kësisoj vendi i dytë bëhet gjithnjë e më i pamundur për të besuarit e Silvinjos.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Serbia mundi lehtësisht Andorrën 3-0 duke pasur katër pikë pas dy ndeshjesh. Serbët janë në pozita më të mira për vendin e dytë duke qenë se e luajnë në fushën e tyre ndeshjen e kthimit ndaj Shqipërisë.

Në ndeshjet e tjera kualifikuese të botërorit, Austria shpartalloi San Marinon jashtë fushe 4-0 ndërsa Holanda s’u përmbajt fare ndaj Maltës duke e shkatërruar 8-0.

Edhe Rumania nuk e pati të vështirë të mposhtë Qipron ndërsa sfida mes Finlandës e Polonisë u ndërpre.