Vendosni fjalën kyçe....

Autori i masakrës në shkollën austriake ishte një ish-nxënës 21-vjeçar, thonë autoritetet


Dhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në qytetin Graz të Austrisë, njoftoi policia.

Sipas Ministrit të Brendshëm, në mesin e viktimave janë gjashtë femra dhe tre meshkuj, si dhe vetë autori i dyshuar, i cili dyshohet se ka vrarë veten në tualetin e shkollës, përcjell BBC.

Autori ishte një ish-nxënës 21-vjeçar nga Graz, i cili nuk kishte përfunduar shkollën dhe kishte përdorur dy armë zjarri të ligjshme, bënë të ditur autoritetet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, me orën lokale, në gjimnazin Dreierschützengasse në qytetin e dytë më të madh të Austrisë.

Kancelari austriak Christian Stocker e cilësoi këtë ngjarje si një tragjedi kombëtare dhe shpalli tre ditë zie në të gjithë vendin.