Vendosni fjalën kyçe....

Shkeljet në qarkullim, bashkia Tiranë vë në dispozicion numër celulari për denoncimet


Bashkia Tiranë ka caktuar një numër të dedikuar cellular për qytetarët që të denoncojnë shkeljet e ndryshme në qarkullimin rrugor.

Numri do jetë aktiv 24 orë dhe secili mund të denoncojë aty shkeljet e ndryshme që nga parkimet në vende të gabuara që pengojnë lëvizjen e qytetarëve e deri te shkeljet e natyrave të tjera.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të bashkëngjisin edhe fotot e denoncimit si dhe vendndodhjen e shkeljes.