Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimet pa leje në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë: Kjo është vrasje


Vijon aksioni i IKMT-së në jug të vendit ditën e sotme.

Sipas raportimeve në media, inspektorët e IKMT-së janë zhvendosur në plazhin e Jalës për të prishur disa objekte, ku bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.

IKMT, sipas raportimeve, ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur.

Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë.

“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,” – janë dëgjuar të thonë banorët.

Deri tani nuk bëhet e ditur se për çfarë objektesh bëhet fjalë, që IKMT ka shkuar për të prishur