Vendosni fjalën kyçe....

22 të arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës javën e shkuar, sekuestrohen 29 mjete


39 qytetarë janë proceduar penalisht nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës së shkuar, me 22 prej tyre që janë arrestuar.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar gjithashtu 29 makina për shkelje të natyrave të ndryshme.

Jashtë lupës nuk kanë shpëtuar as drejtuesit e mjeteve motorike pa kaskë mbrojtëse me efektivët që kanë vënë 987 gjoba.

29 mjete janë larguar me karrotrec nga policia për shkak të parkimit në korsitë e biçikletave, autobusëve e taksive.