
Një moment miqësor dhe i papritur ndodhi pas ndeshjes Shqipëri-Serbi në Tiranë, kur një tifoz shqiptar përshëndeti gazetarin serb të Al Jazeera Balkans me një puthje në fund të raportimit të tij direkt.
Videoja e bërë virale në rrjetet sociale, tregon gazetarin serb i cili po raportonte nga jashtë stadiumit “Air Albania”, ku ndodh edhe puthja e papritur nga ana e tifozit shqiptar para kamerës.
Ky gjest shkaktoi reagim pozitiv të menjëhershëm si tek gazetari ashtu edhe tek spikeri në studio.
Kujtojmë se ndeshja e shumëpritur ditën e djeshme Shqipëri- Serbi përfundoi pa gola në rrjetë duke ndarë nga 1 pikë për të dyja skuadrat, ku kombëtarja kuq e zi humbi shansin e artë të një 11-metërshi.
Gjithashtu përgjatë ndeshjes nuk munguan as incidentet në fushë, ku drejt lojtarëve serb hidheshin vazhdimisht sende nga tifozët shqiptarë.
Sot policia arrestoi disa persona në lidhje me rastet në fjalë dhe procedoi disa të tjerë.