Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës pranë fshatit Marikaj, një automjet përfshihet nga flakët


Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre ka marrë flakë dhe është shkrumbuar.

Aktualisht nuk ka informacion nëse si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar.

Autoritetet janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.