Vendosni fjalën kyçe....

“Na bëni krenarë!” – Erion Veliaj pak orë para ndeshjes Shqipëri–Serbi


Pak orë përpara përballjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një mesazh mbështetës për kombëtaren kuqezi në rrjetet sociale.

“Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë!”, shkruan Veliaj, duke e shoqëruar postimin me thirrjen motivuese: FORCA! 🇦🇱🦅🇦🇱🦅🇦🇱🦅

Ndeshja, e konsideruar me peshë të veçantë për shkak të ngarkesës sportive dhe emocionale, ka rritur pritshmëritë dhe entuziazmin në opinionin publik, ndërsa përkrahësit e kombëtares janë mobilizuar për ta ndjekur nga afër ose përmes transmetimeve televizive.