Vendosni fjalën kyçe....

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” – tifozët e Kombëtares ngrenë parulla në Tiranë


Sa më shumë afrohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensioni dhe emocionet në rradhët e tifozëve po rriten ndjeshëm.

Përballja që pritet të zhvillohet këtë të shtunë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë ka sjellë një mobilizim të madh të mbështetësve të kombëtares shqiptare, të cilët kanë nisur të mbushin rrugët kryesore të kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit.

Tifozët janë organizuar në grupe, duke krijuar një atmosferë festive dhe entuziaste, ku këndojnë dhe kërcejnë në pritje të fillimit të ndeshjes. Përkrahësit e skuadrës kombëtare nuk kursejnë as thirrjet e tyre duke shfaqur mbështetjen e fortë për ekipin.

Në qendër të qytetit, pranë Piramidës, është vendosur një parullë ku shkruhet: ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, që pasqyron tensionet historike mes dy kombëve dhe shton intensitetin e pritshmërisë për këtë ndeshje të veçantë.

Atmosfera në Tiranë para ndeshjes është e ngarkuar dhe pritet që emocionet të jenë në kulmin e tyre kur të fillojë sfida mes dy skuadrave.