Vendosni fjalën kyçe....

Punonjës i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazh, dyshohet se është vetëvrarë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Më datë 5 qershor 2025, rreth orës 02:00, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij, në garazhin e banesës, shtetasi G. L., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, raporton BW.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të përcaktuar motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje tragjike.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin.