
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të hapë kutitë e votimit në 44 qendra të qarkut të Dibrës, për të rinumëruar votat preferenciale të kandidatëve të koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM).
Vendimi vjen pas shqyrtimit të kërkesës ankimore të paraqitur nga ky koalicion më 27 maj 2025, ku kundërshtohej vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelës përfundimtare të rezultateve në këtë qark, dhe kërkohej pavlefshmëria e zgjedhjeve të 11 majit në Dibër si dhe përsëritja e tyre.
Pas shqyrtimit të pretendimeve, KAS vendosi me unanimitet të pranojë pjesërisht kërkesën e PD-ASHM, duke urdhëruar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave preferenciale për kandidatët e këtij subjekti në 44 qendra votimi të qarkut Dibër.
Procesi i rinumërimit do të nisë të mërkurën, më 11 qershor 2025, në orën 09:30.