Vendosni fjalën kyçe....

Ish-të përndjekurit protestë në burgun e Spaçit, kundër restaurimit


Ish-të përndjekurit politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë zhvilluar një protestë pranë burgut të Spaçit kundër projektit të restaurimit nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Sipas tyre, ky projekt zhduke kujtesën dhe është përpjekje për të fshirë historinë e ish-Burgut të Spaçit.

Kreu i të perndjekurve Et’hem Fezollari kërkoi që të zbatohet një projekt restaurimi që nuk prek identitetin e burgut të Spaçit, ne të kundert protestat nuk do ndalen.

“Jemi mbledhur këtu për të sensibilizuar fillimin e punimeve që po tjetërsojnë identitetin e të vetmit burg që ka mbetur në Shqipëri, që është burgu i Spaçit. I bëjmë thirrje kryeministrit, parlamentit, ambasadave të huaja që të rimendojnë dhe të rivendosin një restaurim që të mos bie ndesh me tjetërsimin e këtij objekti dhe duke patur miratimin e personave që kanë bërë me dhjetëra vite burgje në këtë vend.” – Et’hem Fezollari.