Vendosni fjalën kyçe....

Trump telefonatë me Putin: Pata një bisedë të mirë rreth Ukrainës dhe Iranit



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se kishte zhvilluar një “bisedë të mirë” me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një telefonate që zgjati mbi një orë dhe u përqendrua në sulmin e fundit me dron të Ukrainës dhe situatën me Iranin.

Sipas Trump, Putini i kishte bërë të ditur se Rusia “do të duhet të përgjigjet ndaj sulmit të fundit në bazat ajrore”, duke iu referuar një goditjeje të thellë me dron brenda territorit rus.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump paralajmëroi se kjo bisedë nuk do të sjellë “paqe të menjëhershme”.

Gjatë telefonatës, të dy liderët diskutuan edhe për Iranin, me Putinin që sugjeroi se mund të ndihmojë në bisedimet për çështjen bërthamore me këtë vend, përcjell BBC