Vendosni fjalën kyçe....

Shpallen dy studiot fituese që do kthejnë në hotele luksoze ish-vilat qeveritare në Shkodër e Vlorë


Studiot “Saunders Architecture” e “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP” janë fitueset e konkursit ndërkombëtar “Hospitality Albania”, për rimodernizimin e rezidencave qeveritare në Shkodër e Vlorë.

Rezidenca qeveritare në Shkodër do rijetëzohet nga studio “Saunders Architecture”, ndërsa ajo në Vlorë nga studio “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”.

“Ideja ishte qe ta mbanim vilen sic ishte që në skicën e parë kur do hynim ne konkurs. Të mbahet dhe te ruhet kjo vile. Ajo duhet të tregojë të kaluarën. E gjithë ndërtesa nuk duhet te jetë si kala por njerëzit te kenë deshirë të hynë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet me vete. Kjo jep përvojë. Ne vendosëm që të ndërtonim parkimim poshtë që mos duket dhe ekipi ynë s’ka nevojë per shume infrastrukturë. Mendojmë te kemi 30 dhoma dhe te kemi infrastrukturë në hotelin tjetër. Kati i parë mund të jetë nië pjesë publike që të jetë një ndërtesë për të gjithë njerëzit, madje edhe hotelet e tjera ta përdorin. Te ketë dhe nje SPA cilësor, pastaj janë dhomat qe janë sipër dhe salla e konferencave.” – tha përfaqësuesi i studios “Saunders Architecture”.

Ndërkohë ish-vila qeveritare e Enver Hoxhës në Vlorë do rijetëzohet nga studio “Practica”.

Sipas përfaqësuesit të saj, ndërtesat që do rrethojnë rezidencën qeveritare në Vlorë do jenë 8-10 kate dhe do kenë një pishinë që i bashkon.

“Përbërësi i parë eshte se kemi të bëjme me një gjurmë të vogël dhe një numër të vogël dhomash që do të thote më pak rremujë. Kjo eshtë zemra e projektit. Ideja është që duam të ndërtojmë dy struktura me gjurmë të vogël ndërtimi. Të gjitha ndërtesat që e rrethojnë janë 8-10 kate. Do të ketë një pishinë që bashkon ndërtesat. Përbëresi i dytë të jetë ekskluzive, pra të tërheqë udhëtarët që folëm e për të tërhequr nje audiencë te re të turizmit e jo domosdoshmërisht dikë qe eshte i interesuar per luksin e mermerit e ferrarit por për luksin e pervojes pra pervoje ekskluzive. Kemi propozuar disa shtëpi në pemë qe e rrethojnë, janë te trupëzuara ne pemë. Në fazën tjetër mund të ketë edhe ndërtesa rezidenciale duke qenë se hapësira është e madhe dhe kthimi i investimit vetëm me projektin fillestar është goxha i ngadaltë.” – tha Përfaqësuesi i studios “Practica”, shkruan Shqiptarja.