Vendosni fjalën kyçe....

“11 maji farsë, Rama lejoi mbjelljen e milionave rrënjë kanabis me vlerë miliarda euro” – Akuzat e Berishës


Kreu i PD-së Berisha përsëriti sot akuzat ndaj kryeministrit Rama për farsë elektorale në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë përdori licencat për mbjelljen e kanabisit, duke theksuar se qeveria miratoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis në kundërshtim me ligjin e konventat ndërkombëtare.

Sipas tij, në këtë sipërfaqe mund të mbillet kanabis me vlerë 10 miliardë euro.

“Në farsën elektorale të 11 majit, Rama përdori të gjitha mjetet ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim me ligjin dhe konventat ndërkombëtarë të 29309 hektarëve drogë. Ligji i miratuar nga qeveria autorizon mbjelljen e 2200 hektarëve në tërë vendin. Në vitin elektoral kjo sipërfaqe u shumëfishua qindra herë. Rama rrethoi Shqipërinë në të 4 anët dhe në thellësi me plantacione droge, me vlerë kolosale. Në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro”, tha ai.