Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr masiv në Darëzezë të Fierit, përfshihet një sipërfaqe e madhe pyjore


Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës, duke shkaktuar shqetësim për përmasat e përhapjes dhe rrezikun potencial për zonat përreth.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vështirësuar përpjekjet për vënien e situatës nën kontroll.

Në vendngjarje janë angazhuar katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit. Fillimisht është siguruar mbrojtja e bizneseve që operojnë pranë zonës së prekur.

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar ende për dëme në njerëz apo objekte të banuara, por situata mbetet kritike për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Më shumë informacion pritet të bëhet publik gjatë orëve në vijim, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë luftën me flakët për të shmangur përhapjen drejt zonave të tjera.