Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kombinat, kamioni përplas për vdekje 51-vjeçarin me biçikletë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një kamion ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Kombinatit, në vendin e quajtur “Misto Mame”. Viktima është identifikuar me inicialet S.D, 51-vjeç.

“Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur ‘Misto Mame’ Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.