
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përgëzuar Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për realizimin me sukses të një operacioni të madh kundër forcave ajrore ruse, të cilin e cilësoi si një “rezultat absolutisht brilant”.
Sipas tij, operacioni ishte planifikuar dhe ekzekutuar në mënyrë tërësisht të pavarur nga forcat ukrainase dhe përfaqëson aksionin me rrezen më të largët të realizuar ndonjëherë nga Ukraina. Ai bëri me dije se operacioni kishte marrë një vit, gjashtë muaj dhe nëntë ditë nga faza e planifikimit deri në zbatim, ndërsa agjentët ukrainas janë tërhequr në kohë nga territori rus për të shmangur rreziqet.
Zelensky falënderoi kreun e SBU-së, Vasyl Maliuk, për udhëheqjen e operacionit dhe dha urdhër që të publikohen disa detaje pa rrezikuar sigurinë kombëtare. Në fjalimin e tij, ai ritheksoi të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje dhe vendosmërinë për ta detyruar Rusinë të ndalë luftën që vetë e nisi, duke përmbyllur me thirrjen “Lavdi Ukrainës!”.
Ndërkohë, SBU njoftoi se operacioni, i koduar “Rrjeti i Merimangës”, ka shkaktuar shkatërrimin e 34% të bombarduesve strategjikë rusë të pajisur me raketa cruise. Ky aksion, sipas llogaritjeve të SBU-së, i ka shkaktuar Rusisë dëme ekonomike në vlerën e 7 miliardë dollarëve. Në një postim në Telegram, SBU deklaroi se Ukraina do të vazhdojë të godasë armikun “në det, në ajër, në tokë dhe, nëse është e nevojshme, edhe nën tokë”, duke theksuar vendosmërinë për të larguar pushtuesin nga territori ukrainas.
Head of the Security Service of Ukraine Vasyl Maliuk delivered a report regarding today’s operation. An absolutely brilliant result. A result achieved solely by Ukraine. One year, six months, and nine days from the start of planning to effective execution. Our most long-range… pic.twitter.com/oN41NFYyfw
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 1, 2025