Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë kamioni në Rrugën e Kombit


Një kamion është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, afër zonës së Kalimashit, përcjell Shqiptarja.com.

Pamjet tregojnë se mjeti i tonazhit të rëndë është mbuluar plotësisht nga zjarri, me tym të zi që ngrihet nga kabina, ku flakët janë përqendruar në pjesën e përparme.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky incident, ndërsa shkaqet që e shkaktuan zjarri mbeten të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.