
Trump tha se do dyfishonte tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25 për qind në 50 për qind në një përshkallëzim të ri të luftës së tij tregtare globale, shkruan FT.
Presidenti amerikan zbuloi tarifat e rritura teksa shpalli një partneritet prej 15 miliardë dollarësh midis Nippon Steel dhe US Steel në një miting në Pensilvani, duke premtuar të ngrejë një “gardh” tarifor rreth prodhimit vendas të metaleve.
“Ne do e rrisim atë nga 25 për qind në 50 për qind, tarifat e çelikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që do sigurojë edhe më tej industrinë e çelikut,” i tha ai turmës në West Mifflin.
“Askush nuk do e kapërcejë atë. Me 25 për qind, ata mund ta kalojnë atë gardh. Me 50 për qind ata nuk mund ta kalojnë më gardhin.”
Taksat e reja do të hyjnë në fuqi nga 4 qershori, shkroi presidenti në një postim të Truth Social pas tubimit.
Trump ka kërkuar të rigjallërojë qendrat industriale të Amerikës duke synuar në mënyrë agresive atë që ai e sheh si përfitim nga importuesit e huaj. Në mars, ai vendosi taksa prej 25 për qind për importet e çelikut dhe aluminit në një nga anët e para të luftës së tij tregtare globale.